Malisheva ka mbetur ka mbetur pa shefin e shtabit teknik si dhe stafin e tij.
Ditën e sotme klubi ka konfirmuar largimin e kryetrajnerit Qatip Osmani, si dhe ndihmësve të tij Bashkim Livoreka dhe Liridon Kuka, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është i bërë ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“FC Malisheva njofton se pas ndeshjes së fundit kundër FC Ballkani, Kryetrajneri Qatip Osmani ka ofruar dorëheqjen para kryesisë së klubit. Pas analizimit me kujdes të ecurisë së deritanishme dhe rezultateve, klubi e ka mirëkuptuar dhe aprovuar dorëheqjen e Kryetrajnerit Qatip Osmani.”
“Po ashtu, vendimit i janë bashkuar edhe ndihmës-trajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Klubi tashmë është duke punuar për të emëruar sa më shpejt Kryetrajnerin e ri dhe për kompletimin e shtabit teknik.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër