Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri Zekirija Ramadani.
Klubi nga kryeqyteti shkarkoi Armend Dallku-n, kurse si pasuesi do jetë Ramadani, që më herët ka arritur të fitojë titullin me Trepçën ’89 dhe Feronikelin, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i plotë i FC Prishtinës pa ndërhyrje:
Zekirija Ramadani, kryetrajner i ri i Prishtinës
Ish-kampion me Trepçën ’89 dhe Feronikelin
Prishtinë, 16 shtator 2020 – FC Prishtina ka angazhuar kryetrajnerin e 23-të pas luftës. Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin Armend Dallku, do ta pasojë trajneri 42 vjeç, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978, Zekirija Ramadani.
Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19).
Ramadani, si futbollistë është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11).
https://www.facebook.com/FCPrishtina/photos/a.10151888968593538/10159294911363538/?type=3&theater
Ramadani kundër Prishtinës ka udhëhequr në katër ndeshje Feronikelin (1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 2:2) dhe me Trepçën ’89 dy ndeshje (1 barazim dhe 1 humbje, 1:1).
Përgjegjësi për të drejtuar klubin ndër më të mëdhenjtë në rajon
“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit””, ka shkruar Prishtina në Facebook./arbresh.info.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...