Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Cekovskin, vazhdon me Ilievskin

16:32 | 21 Korrik 2015
M. A.

Kampioni në fuqi i Ballkan Ligës, Sigal Prishtina sot përmes një konference për shtyp ka zbuluar përforcimin e ri Gjorgji Cekovski, si dhe vazhdimin e kontratës trajnerit Marian Ilievski.

Cekovski është një transferim i madh për Prishtinën, pasi ishte lojtari me mesataren më të mirë në sezonin e kaluar në Maqedoni, me ekipin e Rabotnickit. Cekovski kishte një mesatare prej 18.2 pikëve të shënuara.

Shpërndaje në rrjete sociale