Portieri Willy Caballero i është bashkuar Chelseat pasi nga detyra e tij në Manchester City, ka njoftuar kampioni i Premierë Ligës.
35-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2014 nga Malaga dhe bëri 26 paraqitje te City nën udhëheqjen e Pep Guardiolas sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ai do të shfrytëzohet si një zëvendësues i Thibaut Courtois në Chelsea, i cili shiti portierin sekondar Asmir Begovic te Bournemouthi gjatë muajit maj.
“Jam shumë i kënaqur me transferimin te Chelsea, kampioni i Anglisë. Nuk mund të pres takimin me djelmoshat dhe që t’i ndihmojë klubit të arrijë më shumë sukses gjatë sezonit të ardhshëm”, tha Caballero për faqen zyrtare të klubit./arbresh.info
Welcome to Chelsea, Willy Caballero! https://t.co/GGFudYqdu3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 1, 2017
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...