Barcelona ka konfirmuar se katër lojtarët e ekipit të parë Gerard Pique, Marc Andrea Ter Stegen, Clement Lenglet dhe Frenkie de Jong kanë rinovuar kontrata.
Këto marrëveshje janë arritur pas disa javëve me negociata, derisa lojtarët kanë pranuar të zbresin pagat shkaku i pandemisë së koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
Gerard Pique: Ka rinovuar kontratën deri në me 20 qershor 2024 me klauzolë të lirimit me vlerë 500 milionë euro.
Ter Stegen: Ka rinovuar kontratën deri me 30 qershor 2025, derisa klauzola e lirimit është rritur në 500 milionë euro.
Clement Lenglet. Ka rinovuar kontratën deri me 30 qershor 2025, kurse klauzola e lirimit mbetet në 300 milionë euro. Francezi ka bërë 89 paraqitje në fanellën e Barcelonës.
Frenkie de Jong: Ka rinovuar kontratën deri me 30 qershor 2026 dhe klauzola e lirimit është 400 milionë euro. 23-vjeçari ka bërë 47 paraqitje për Barçën, kurse është titullarë nën urdhrat e Koeman-it./arbresh.info.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1318665120126558208
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...