Sezoni për Valon Behramin ka përfunduar për shkak se Udinese ka konfirmuar se mesfushori shqiptar ka thyer këmbën.
Behrami, i cili mbush 34 vjeç vonë gjatë këtij viti, ishte lënduar aksidentalisht nga njëri prej bashkëlojtarëve të tij gjatë barazimit 1 me 1 të Udineses kundër Milanit mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi e la atë të tronditur për një moment dhe madje në disa sekuenca lojtari dukej sikur e kishte humbur plotësisht vetëdijen.
Skuadra italiane ka njoftuar në rrjete sociale se lojtari ka thyer ashtin fibula në këmbën e tij të djathtë duke i dhënë kështu fund sezonit të tij derisa kanë mbetur edhe dy muaj.
Ai përfundon këtë edicion me 19 paraqitje në Serie A dhe një gol./arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...