Më në fund një ndeshje kualifikuese e Përfaqësueses do të zhvillohet në territorin e Kosovës. Kosova U-21 do të luajë si vendas ndaj Norvegjisë U21 më 1 shtator në stadiumin ”Adem Jashari” në Mitrovicë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar UEFA-n për stadiumin, teksa ora e ndeshjes ende nuk është caktuar.
Kësisoj, shikues të shumtë do ta kenë rastin që ta përkrahin Kosovën drejt kualifikimeve për EURO 2019, shkruan Gazetasheshi.
Kujtojmë se Kosova U21 deri më tash i ka zhvilluar dy duele. Ka pësuar nga Republika e Irlandës 1:0, teksa ka fituar në tavolinë duelin me Norvegjinë 3:0.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...