Legjenda e Barcelonës, Xavi ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit.
Mesfushori qendror aktualisht është pjesë e skuadrës Al Sadd në Katar, të cilës iu bashkua në vitin 2015 pas largimit nga La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 39-vjeçari beson se tani është koha e duhur për të lënë pas atletet dhe për të filluar karrierën si trajner.
“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por jam duke shikuar përpara se çfarë do të ketë për mua si një trajner”, ka thënë Xavi.
“Filozofja ime si trajner reflekton stilin që ne kemi zhvilluar për shumë vite nën ndikimin e John Cruyff dhe La Masias dhe ky është shpjegimi më i mirë i mënyrës për të luajtur futboll në Barcelonë”
Xavi ka bërë 16 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon te Al Saddi duke shënuar pesë gola si dhe duke krijuar gjashtë të tjera për skuadrën./arbresh.info/
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...