Roma ka njoftuar transferimin e sulmuesit Pedro.
Spanjolli u largua nga Chelsea si lojtar i lirë, ndërsa kaloi të gjiganti italian duke nënshkruar kontratë trevjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Transferimin e Pedro-s te Roma e ka konfirmuar edhe klubi përmes një postimi në Twitter.
? Benvenuto all'#ASRoma, @_Pedro17_ ? pic.twitter.com/91gbuKreHD
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 25, 2020
Pedro ka deklaruar se është i lumtur që është në Romë dhe i emocionuar për këtë sfidë.
“Jam i lumtur që jam në Romë. Jam i emocionuar për këtë sfidë të re dhe të kompletojmë qëllimet në sezonet e ardhshme. Shpresoj t’iu bëjë të lumtur”, ka thënë ai.
Pedro më herët ishte pjesë edhe e Barcelonës, kurse ka fituar Kupën e Botës dhe Evropianin me Kombëtaren e Spanjës./arbresh.info.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...