Patrice Evra i është bashkuar West Ham United deri në fund të sezonit.
Evra ishte një futbollist i lirë pas shkarkimit nga Marseille për shkak të goditjes në kokë në stil karate ndaj një tifozi në muajin nëntor të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ai është ndëshkuar nga UEFA që të mos luaj në kompeticionet e tyre – Ligë të Kampionë dhe Evropa Ligë, deri në qershor të vitit 2018 por i është lejuar të marrë pjesë vetëm në ndeshjet në ligë.
Ai ishte gjobitur gjithashtu me 10 mijë euro për veprën e tij të bërë para ndeshjes në Evropa Ligë kundër Vitoria de Guimaraes.
Evra ka bërë 379 paraqitje dhe ka shënuar tri gola gjatë nëntë sezoneve te Manchester United./arbresh.info/
https://twitter.com/WestHamUtd/status/961253247200714752
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...