Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani është futbollisti më i ri i skuadrës nga kryeqyteti, KF Partizani.
Superiorja e Shqipërisë po vazhdon me mbledhjen e yjeve këtë sezon, ku shumë skuadra kanë sjell emra të mëdhenj në gjirin e tyre.
Ylli i fundit që ka zbarkuar në Shqipëri është futbollisti i kombëtares, Edgar Çani, i cili ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me klubit nga Tirana.
Marrëveshjen me sulmuesin shtatlartë e ka konfirmuar vet klubi i Partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë Përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin”.
“Pasi ti nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë me 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit”, thuhet në njoftimin e ‘Guerrilsave’.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...