ZYRTARE: Niko Kovac trajneri i ri i Dortmundit

10:54 | 30 Janar 2025
D.H

Dortmundi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri Niko Kovac.

Lajmin e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social X. Kovac ka nënshkruar një kontratë prej një viti e gjysmë.

“Ai do të marrë përsipër skuadrën të dielën e ardhshme – një ditë pas ndeshjes së Bundesligës në Heidenheim. Vendasja nga Berlini nënshkruan një kontratë me BVB deri më 30 qershor 2026”, shkruhet ndër të tjera në njoftim e klubit verdhezi.

Ai më parë ka udhëhequr Eintracht Frankfurt, ku e mori në vendin e 16-të në tabelë dhe fitoi Kupën e Gjermanisë në vitin 2018.

Po ashtu me Bayern Munich ishte kampion në sezonin 2018/19.

Dortmundi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në Bundesligë ku pas 19 xhirosh ndodhet n ë pozitën e 11 me 26 pikë me gjashtë pikë më pak se vendi i katërt.

Po ashtu është në luftë për Ligën e Kampionëve ku edhe ata është treguar arrë e fortë për kundërshtareët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale