Zyrtare: Nicolo Barella nënshkruan kontratë të re me Interin

17:05 | 5 Nëntor 2021

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka nënshkruar kontratë të re me “Nerazzurrët”.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të talentuar për momentin, dhe për këtë arsye shumë skuadra ishin pas tij.

Por, skuadra nga Italia reagoi shpejt duke i ofruar kontratë të re atij, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershorin e vitit 2026.

Përmes kësaj kontrate, ai do të përfitoj 5 milionë euro neto ne sezon, derisa është edhe kandidat për t’u bërë kapiten i Interit duke filluar nga sezoni 2022/23.

Barella është pjesë e Interit që nga vitit 2019, kur u transferua nga Cagliari fillimisht në formë huazimi, pastaj për të kompletuar transferimin e tij për 25 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara