Nazmi Gripshi ka bërë një ngritje të rëndësishme në karrierën e tij.
Ai gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si lojtar i gjigandit kazak, Astana, shkruan Arbresh.info.
Lojtari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin nga Kazakistani.
Astana ështënj klub mjaft i fuqishëm që merr pjesë në gara evropiane çdo vjet madje, sezonin e fundit ka qenë pikërisht në grup me ish-skuadrën e Gripshit, Ballkanin në Conference League.
Gripshi sezonin e kaluar shkëlqeu me Ballkanin duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin kosovar.
Ai realizoi 15 gola këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll me Ballkanin./Arbresh.info/
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...