Napoli ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin soical Facebook, shkruan Arbresh.info.
Danezi iu bashkua napoletanëve në formë të huazimit me detyrim blerje.
Ky transferim erdhi pas dëmtimit të sulmuesit kryesor të klubit, Romelu Lukaku, i cili do të humb një pjesë të madhe të sezonit.
“SSC Napoli njofton se ka siguruar shërbimet e futbollistit Rasmus Højlund nga Manchester United Football Club me formulën e huazimit me detyrim blerjeje.”
“I lindur më 4 shkurt 2003, sulmuesi danez është rritur në akademitë e Brøndby, Holbæk dhe FC Copenhagen. Pas një viti te Sturm Graz, Rasmus iu bashkua Atalantës në gusht të vitit 2022, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe shënoi 10 gola.”
“Në sezonin pasues, ai u transferua te Manchester United, duke realizuar 26 gola në 95 paraqitje. Me Kombëtaren e Danimarkës, Højlund ka shënuar 8 gola në 26 ndeshje”, thuhet në njoftimin e Napolit.
Hojlund u largua nga Man United pas transferimit tek Djajt e Kuq dy sulmues si Benjamin Sesko e Matheus Cunha./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...