Taulant Xhaka dhe Baseli në ditët e fundit kishin mosmarrëveshje, gjë që u konfirmua edhe në media, por sot klubi ka njoftuar se shqiptari ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027.
Taulant Xhaka, i cili së shpejti do të jetë 32 vjeç, ka nënshkruar një kontratë të re me Baselin që është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Mesfushori iu bashkua Baselit në moshën 12-vjeçare, pra nga viti 2003.
Ai ka qenë vetëm një herë në huazim për një vit e gjysmë te Grasshopper, ndërsa me Baselin ka luajtur 346 ndeshje zyrtare.
Presidenti i Baselit, David Degen, ka thënë se janë të lumtur që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, pasi ai ka merita të mëdha në sukseset e klubit.
Taulant Xhaka ka thënë se është i lumtur që do të vazhdojë të vesh fanellën e Basel edhe pse fillimisht bisedimet shkuan keq.
“Të gjithë e dinë shumë mirë që për mua nuk ka asgjë tjetër përveç FCB. Të them të drejtën, në fillim u zhgënjeva pak për mënyrën se si shkuan bisedimet”.
“Pasi u ulëm sërish bashkë, tani kemi arritur në një rezultat të lartë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që mund të vesh fanellën kuqeblu sa më gjatë dhe të luaj për këtë klub unik”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/
? Taulant Xhaka bleibt uns bis 2027 erhalten ❤️?
Wir freuen uns sehr zu verkünden, dass Tauli, der wie kein anderer die FCB-DNA in sich trägt, dem Club für weitere vier Jahre treu bleiben wird ?#FCBasel1893 #MirSinBasel #rotblaulive pic.twitter.com/ozSyrwWYQZ
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 23, 2023
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit