Southamton ka nënshkruar me mesfushorin Mario Lemina nga kampioni në Serie A Juventusi për një tarifë që theu rekordin e klubit.
Reprezentuesi gabonez kaloi te klubi në Premierë Ligë për një tarifë fillestare prej 17 milionë euro, vlerë e cila mund të rritet në 20 milionë nëse plotësohen disa dispozita, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Marseille në vitin 2015, por startoi në vetëm 15 ndeshje në Serie A dhe tani synon të rikthej karrierën e tij pas nënshkrimit të kontratës pesë vjeçare me klubin në St Mary.
Lemina ka bërë 42 paraqitje gjatë të gjitha kompeticioneve te skuadra e Massimiliano Allegrit duke shënuar tri herë.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Southamptonin”, tha ai.
“Mendoj që ishte projekti që më tërhoqi më së shumti dhe pastaj familja ime ishte pas gjithë kësaj. Jam vërtetë shumë i lumtur që jam këtu”./arbresh.info
https://twitter.com/SouthamptonFC/status/894973778429706241
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...