Olympique Lyonnais ka marrë zyrtarisht konfirmimin nga DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) se do të qëndrojë në Ligue 1, duke i dhënë fund çdo pasigurie që kishte rreth të ardhmes së klubit në elitën e futbollit francez.
Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi është dashur të paraqesë dokumentacion të detajuar financiar për të vërtetuar stabilitetin dhe menaxhimin e shëndetshëm ekonomik.
DNCG kishte kërkuar sqarime lidhur me situatën financiare të klubit, në kuadër të rregullave të rrepta që aplikohen për të mbrojtur integritetin ekonomik të Ligue 1.
Pavarësisht vështirësive financiare që kanë shoqëruar OL gjatë sezonit të fundit, përfshirë ndërrimet në strukturën drejtuese dhe luhatjet në performancën sportive, drejtuesit e klubit kanë arritur të bindin autoritetet për seriozitetin dhe aftësinë për të garantuar funksionimin normal të klubit në nivelin më të lartë të futbollit francez.
Në një deklaratë zyrtare, klubi shprehet: “Olympique Lyonnais përshëndet vendimin e marrë sot nga DNCG dhe është krenar të konfirmojë qëndrimin në Ligue 1. Kjo është një fitore e rëndësishme për klubin, lojtarët, stafin dhe mbi të gjitha për tifozët tanë të jashtëzakonshëm.”
Kujtojmë se javë më parë u informuar se do të bie në Ligue 2, por ata kishin të drejtën e ankesës dhe falë kësaj tashmë ata fituan lëndën dhe do të jenë sërish në elitën e futbollit francez.
Ndryshe, Lyoni e mbylli Ligue 1 edicionin e kaluar në vendin e gjashtë në tabelë, dhe ka siguruar kualifikimin në Europa League./Arbresh.info
Nous restons en Ligue 1 🔴🔵
L’Olympique Lyonnais se félicite de la décision, rendue ce jour par la DNCG, de maintenir le Club en Ligue 1.
— Olympique Lyonnais (@OL) July 9, 2025
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit