Luka Modric është bërë njëri ndër pronarët e klubit të njohur anglez Swansea City.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
“Swansea City ka kënaqësinë të njoftojë se fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, i është bashkuar klubit si investitor dhe bashkëpronar”.
“Luka është lojtari më i dekoruar në histori të Real Madridit, duke fituar gjashtë Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Botës për Klube, pesë Superkupa të Evropës, katër tituj të La Ligas, dy Kupa të Spanjës dhe pesë Superkupa të Spanjës”.
“Ai gjithashtu e ka fituar çmimin ‘The Best’ nga FIFA, Topin e Artë dhe ka luajtur në finalen e Botërorit të vitit 2018”.
“Investimi i Lukas në klub është një miratim i ambicieve të klubit dhe vizionit. Ai do të luajë një rol kyç për të ndihmuar klubin të tërheqë vëmendje globale dhe të avancojë brenda dhe jashtë fushës”, thuhej në njoftimin e Swanseas.
Në ndërkohë ishte vetë Luka Modric tregoi pse e mori këtë për të marrë nën pronësi klubin.
“Kjo është një mundësi emocionuese. Swansea ka një identitet të fortë dhe një tifozeri të jashtëzakonshme dhe ambicien për të konkurruar në nivelin më të lartë”.
“Të luash në nivelin më të lartë, unë besoj se mund të dhurojë përvojën time tek klubi. Qëllimi im është ta mbështes rritjen e klubit në një mënyrë pozitive për të ndihmuar të ndërtojmë një të ardhme emocionuese”, ka thënë Modric.
Swansea aktualisht bën gara në Championship dhe ndodhet në pozitën e 12-të pa ndonjë shpresë për të hyrë këtë edicion në Premier League./Arbresh.info
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...