Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka njoftuar se Luis Enrique nuk do të jetë më menaxher i kombëtares spanjolle, me vendimin që hyn në fuqi menjëherë.
Luis Enrique mori kombëtaren spanjolle në 2018 pas Kupës së Botës në Rusi dhe me një pushim të shkurtër në 2019.
Më parë periudha e tij u konsiderua mjaft e suksesshme, duke arritur në gjysmëfinalen e Euro 2021, por eliminimi i tyre dramatike me penallti nga Maroku në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës nënkuptonte se një rinovim i kontratës së tij nuk u konsiderua nga RFEF.
Asturani u falënderua nga RFEF për punën e tij, duke vendosur që një ‘projekt i ri’ ishte i nevojshëm për të përparuar ekipin spanjoll.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares në vitet e fundit”, thuhet në njoftim
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...