Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka njoftuar se Luis de la Fuente është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Spanjës.
Spanja sot (e enjte) gjatë ditës konfirmoi ndarjen e rrugëve me trajnerin Luis Enrique, pas eliminimit në 1/8-tën e Kupës së Botës “Katar 2022” nga Maroku.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe brenda një ore, drejtuesit e RFEF kanë vendosur për pasuesin e Enriques.
Bëhet fjalë për trajnerin e Spanjës U21, Luis de la Fuente, i cili do ta marr drejtimin e kombëtares La Roja.

Është vet faqja zyrtar e RFEF, e cila ka konfirmuar emërimin e De La Fuentes në krye të ekipit të parë.
“RFEF ka zgjedhur Luis de la Fuente si trajnerin e ri të kombëtares. Drejtori sportiv, Jose Francisco Molina, i ka transferuar një raport presidentit, Luis Rubiales, në të cilin rekomandon zgjedhjen e trajnerit të La Roja, deri tani trajneri U-21, për të drejtuar fazën e re që nis pas Kupës së Botës në Katar”, thuhet në njoftim. /
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...