Kupa e Botës ka përfunduar për Lucas Hernandez pasi mbrojtësi i Francës çau ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të djathtë gjatë fitores 4-1 të kampionëve në fuqi ndaj Australisë në Grupin D të martën.
Federata Franceze (FFF) e konfirmoi lajmin pas testeve mjekësore në Katar.
Hernandez, i cili luan për gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, doli nga fusha duke çaluar pasi qëndroi i shtrirë në bari për disa minuta duke mbajtur gjurin e tij pasi u godit me top nga Matheë Leckie, i cili dha asistimit për golin hapës të Craig Goodwin për Australinë.
Ai u zëvendësua nga vëllai i tij Theo Hernandez, i cili luan te Milani.

“Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë, Lucas Hernandez duhet të tërhiqet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi i uron shërim sa më të mirë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Francës.
Franca kishte parë tashmë disa lojtarë kyç të përjashtohen nga pjesëmarrja në Kupën e Botës përpara mbrojtjes së titullit që fituan në Rusi katër vjet më parë./telegraf
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...