Zyrtare: Liverpooli e kompleton blerjen e dytë të verës

11:10 | 28 Korrik 2019
A Z

Liverpooli e ka kompletuar blerjen e dytë të verës pasi të dielën e konfirmoi transferimin e adoleshentit të Fulhmait, Harvey Elliott.

Elliot i bashkohet kampionit të Evropës pas një sezoni të paharrueshëm me Fulhamin, gjatë të cilit u bë lojtari më i ri në histori të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Ai mund të debutojë për Liverpoolin të dielën, pra sot, pasi është thirrur në skuadër për ndeshjen miqësore ndaj Napolit në Murrayfield.

Të kuqtë i kanë mposhtur Arsenalin, Manchester City, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin në garë për 16-vjeçarin.

Mësohet se fakti se Elliott është përkrahës i Liverpoolit ka mjaftuar për ta bindur atë t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale