Zyrtare: Lautaro te Interi deri në vitin 2026

19:10 | 28 Tetor 2021

Interi ka njoftuar zyrtarisht se Lautaro Martinez ka nënshkruar një kontratë të re me Nerazzurrët deri në qershor të vitit 2026.

Klubi zikaltër lëshoi një deklaratë për shtyp për të konfirmuar marrëveshjen e re me argjentinasin.

24-vjeçari ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka shfuqizuar spekulimet në lidhje me të ardhmen duke nënskruar me klubin aktual deri në vitin 2026.

“FC Internazionale Milano njofton se kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së Lautaro Martinez”, shkruan klubi në një deklaratë.

 

Sulmuesi do të jetë te Nerazzurri deri më 30 qershor 2026.

Lautaro foli për llogarinë zyrtare të Interit në Twitter: “Jam shumë i lumtur që do të jem këtu për një kohë të gjatë. Ju dërgoj një përqafim të madh dhe forza Inter, shihemi në stadium”.

Lautaro ka 33 luajtur ndeshje me Argjentinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara