Gjyqtari nga Vushtrria Ilir Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është promovuar në gjyqtarë me thirrje të EHF-it pasi kalo me sukses testimet fizike, teorike dhe të drejtimit te ndeshjeve ne Kursin e gjyqtarëve qe po organizohet këtu ne Balatonboglar te Hungarisë nga Federata Evropiane Hendbollit.
Pasi para një viti e më shumë gjyqtari Eshref Beqiri mbeti pa kolegun e tij Afrim Azemi i cili për shkaqe objektive tani jeton ne Gjermani, mbeti i vetëm dhe gjatë edicionit 2016/17 ne Kampionatin e Kosovës drejtoi ndeshjet me gjyqtarin deri sot me kategorinë e parë kombëtare Ilir Krasniqi. Mirëpo, FHK-ja i nominoi ne listën e gjyqtarëve kandidat për edicionin 2016/17 te EHF-it.
Fatmirësisht, pra sot erdhi lajmi shumë i mirë për hendbollin kosovarë, sepse nga sot kemi edhe çiftin e kompletuar Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi i cili do te jetë çifti i tretë ne listat e EHF-it e “Gjyqtarë me thirrje të EHF-it”, qe padyshim është një sukses i madh.
Ata gjatë tri ditëve te testimeve, treguan rezultate te kënaqshme, si ne njohuritë teorike, pastaj testit fizikë dhe sidomos ne ndarjen e drejtësisë dhe nga edicioni 2017/18 do te drejtojnë ndeshjet e garave të EHF-it, ku Beqiri ishte qe nga viti 2007 kurse Krasniqi do të debuton.
Të ju përkujtojmë se ne listat e EHF-it deri me tani ishin gjyqtarët me thirrje te EHF-it Arsim dhe Erdoan Vitaku (nga viti 2009), Sherif dhe Besfort Jahja n(ga viti 2015), kurse gjyqtarët te kategorisë ‘Young Referee” (nga viti 2009) janë të nominuar që nga data 2-8 korrik ne Geteborg te Suedisë të drejtojnë ndeshjet e EUROPEAN OPEN ku edhe do te kenë provimin për tu avancuar ne e “Gjyqtarë me thirrje të EHF-it”.
Duhet theksuar se ne listat e gjyqtarëve për grupmosha te reja gjenden edhe dyshja e Rasim Qerkezi – Armend Fejza dhe Arlinda Krasniqi – Shkurta Menxhiqi duke e mbyllur mozaikun me 8 çifte të gjyqtarëve që Kosovë e radhitë bukur lartë dhe shumë afër me shtete e tjera te mëdha ne hendbollin evropian.

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...