Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit.
Sulmuesi francez largohet nga Parc de Princes pas shtatë viteve qëndrim te Paris Saint Germain, derisa largimi i tij vije si futbollist i lirë në përfundim të kontratës.
Mbappe ka thyer heshtjen dhe ka lajmëruar zyrtarisht largimin nga PSG nëpërmjet një video mesazhi në profilin e tij në Instagram.
“Doja të flisja me ju tifozët e PSG-së. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju kur të ishte koha e duhur. Doja t’u tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohem”.
“Do t’i jap fund aventurës time pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, tha Mbappe.
Mbappe do të luaj ndeshjen e fundit në Parc de Princes të dielën ku PSG pret Toulousen, derisa pritet t’i jepet një lamtumirë speciale yllit francez.
Ylli francez ka falënderuar klubin, të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar te PSG, por edhe tifozët për përkrahjen e madhe.
Deri më tani Mbappe ka zhvilluar 306 ndeshje, ku ka shënuar 255 gola dhe ka dhuruar 108 asistime. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit