Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, ka mësuar kundërshtarët për garat evropiane.
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për UEFA Futsal Cup, ku Liburni i ka mësuar emrat të cilët do të takohet në ndeshjet preliminare.
“Nga gjithsej 8 grupe nga 4 ekipe ku marrin pjesë kampionët e shteteve të Evropës në futsal, Liburni do të bëjë pjesë në grupin B, ku marrin pjesë edhe KMF Titograd nga Mali i zi, Vytis nga Lituania dhe ekipi ku do të zhvillohen garat Differdanga 03 nga Luksemburgu”.
“Pra nikoqir i ndeshjeve në grupin B, ku do të bënë pjesë edhe klubi ynë Liburni. Ndeshjet preliminare të grupit tonë do të zhvillohen me 22-27 gusht, kurse vetëm fituesi i grupit kalon ne raundin tjetër të garave”.
“Duhet cekur se kemi lobuar që ndeshjet të zhvillohen në Gjakovë ku edhe kemi prezantuar katalogun me cilët kanë dalur shumë të kënaqur zyrtaret e UEFA-së, por për shkaqe të sigurisë ka rënë poshtë kërkesa jonë. Klubi ynë do ta përfaqësojë Kosovën dhe Gjakovën sa më denjësisht dhe jemi të bindur që me cilësi dhe lojtarët që i posedojmë do t’ju bëjmë ballë ekipeve evropiane”, bëhet e ditur nga klubi Liburni.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...