Daniele Rugani edhe zyrtarisht e ka lënë Juventusin dhe i është bashkuar Stade Rennais në huazim, pa mundësi blerje, një blerje që franceze do t’i kushtojë 1.5 milionë euro
Sipas disa burimeve, marrëveshja është 1.5 milionë euro me Rennes që do t’ia mbulojë edhe pagën e lojtarit për sezonin 2020-21.
Megjithatë, nuk do të këtë opsionin për ta blerë, kështu që Rugani do të rikthehet në Torino verën e ardhshme, edhe pse kjo nuk është bërë shumë e qartë në deklaratën e klubit italian.
“Rrugët e Juventusit dhe Daniele Ruganit janë ndarë. Mbrojtësi, i cili është me Juventusin që nga sezoni 2015/16, do të luajë në Stade Rennais si i huazuar për këtë sezon”, thuhet në komunikatën për shtyp.
“Kështu, mbyllet një tregim në mes të Danieles dhe Zonjës së Vjetër, plot fitore, zhvillim dhe satisfaksion të ndërsjellë. Me ne, Rugani ka fituar shumë trofe: pesë Skudeto, tri kupa të Italisë dhe dy SuperKupa”.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit