Zyrtare: Halilovic i bashkohet AC Milanit

16:52 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Milani ka njoftuar zyrtarisht se ata kanë nënshkruar me Alen Halilovicin nga Hamburger SV një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2021.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit, megjithëse kontrata e tij tashmë ishte paraqitur në uefbfaqen e Serie A qysh nga e marta, transmeton portali arbresh.info.

Kroati duket të jetë një agjent i lirë, megjithëse në një deklaratë të lëshuar, Milani jep shumë pak detaje të tjera përveç gjatësisë së kontratës.

Ai është një mesfushor kreativ 22 vjeçar dhe ka deri tani ka bërë nëntë paraqitje për vendin e tij.

Pavarësisht moshës së re, Halilovic ka eksperiencë në Dinamo Zagreb, Barcelonë, Sporting Gijon, Las Palmas dhe Hamburger./arbresh.info/

https://twitter.com/acmilan/status/1015600521913257984

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme