Juventusi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me njërin nga mbrojtësit kryesor të skuadrës Federico Gatti.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit italian, shkruan Arbresh.info.
Gatti dhe Juve vazhdojnë marrëveshjen e bashkëpunimit deri në vitin 2030.
“Cilësitë e tij, të kombinuara me vendosmërinë dhe aftësitë e padiskutueshme mbrojtëse, e kanë kthyer atë, ndeshje pas ndeshjeje, në një pikë referimi për të gjithë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Juventusit.
Gatti është bërë pjesë e rëndësishme e strukturës së Juventusit. Edhe pse në sezonin e parë 2022-23 luajti vetëm gjysmën e ndeshjeve të Serie A, ai më pas realizoi 36 dhe 46 paraqitje në të gjitha garat në dy sezonet e fundit.
Ai iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2022 nga Frosinone./Arbresh.info
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin