Fred ka finalizuar transferimin e tij prej 52 milionë funta te Manchester United nga Shakhtar Donetsk.
Braziliani është prezantuar si një lojtar i United pasditen e sotme (e enjte) dhe ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare me klubin në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Jose Mourinho ka reaguar menjëherë duke lavdëruar mesfushorin.
“Fred do të plotësoj kualitet e mesfushorëve tjerë, gjë për të cilën kemi nevojë; truri i tij kreativ dhe vizioni në pasime do na dhurojë neve një tjetër dimension të lojës tonë”, ka thënë portugezi për faqen zyrtare.
“Jam shumë i lumtur që ai na është bashkuar neve dhe besoj se lojtarët tonë e dinë se sa e rëndësishme është që ai të jetë në skuadrën tonë”
Fred kishte rënë dakord dhe kishte pranuar kushtet për transferim në Old Trafford para Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Shikoni mënyrën e prezantimit të tij:
Ladies and gentlemen: we have an announcement to make…#BemVindoFred #MUFC pic.twitter.com/XG4suufEMu
— Manchester United (@ManUtd) June 21, 2018
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...