Zyrtare: FC Vushtrria prezanton përforcimet e fundit për këtë afat kalimtar

13:30 | 23 Gusht 2019
Arbresh Info

Pas paralajmërimit javë më parë se do sjellin përforcime që do të jenë “makth” për të gjithë kundërshtarët, FC Vushtrria ka prezantuar përfundimisht katër futbollistë brazilianë.

Me rikthimin në Superligë të Kosovës pas tri viteve, ata janë më të motivuar se kurrë për të arritur rezultate pozitive dhe për ta bërë këtë ata kanë nënshkruar edhe me pesë futbollistë të ri, shkruan portali arbresh.info.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, FC Vushtrria ka prezantuar Matheus de Paulan (sulmues 24 vjeçar), Leonardo De Freitas Soares (mesfushor 23 vjeçar), Vgor Vinicius (anësor 27 vjeçar) dhe Ian Augusto (mesfushor ofanziv 23 vjeçar).

Në mesin e tyre u prezantua edhe Gavazaj si një lojtar i lirë.

“Si çdo klub edhe ne kemi pasur nevojë për përforcime, sidomos në këtë kohë kur Superliga është në valën më të mëdha të punës dhe kampionatit. Dihet që pas luftës, kjo do të jetë në Superligë më e fuqishme dhe më ndryshe prej tjera kampionateve”, ka thënë fillimisht trajneri Bekim Shotani, shkruan portali arbresh.info.

“Ne kemi mbledhur gjenerata të reja, prej moshës 18 deri 22 , gjeneratë që është në perspektivë dhe presim prej tyre që për një kohë të shkurtër të shpërthejmë. Në anën tjetër, ne kemi parë që klubi ka nevojë për përforcime andaj kemi kthyer disa lojtarë të Vushtrrisë prej klubeve tjera”

Me ardhjen e presidenti të ri Bajrush Kajtazi, trajneri konfirmon se objektivat e klubi janë tani më të mëdha duke pranuar vështirësitë që do të përballen me ardhjen e përforcimeve së fundmi.

“Së bashku me këta djemtë e rinj, përforcimet që i kemi bërë nga Shqipëria dhe që i kemi sjellë lojtarët tanë nga Vushtrria e me djelmoshat e rinj shumë perspektivë që i ka Vushtrria, ky grup do të jetë shumë homogjenë dhe besojë që do të paraqitemi në kampionat me një fytyrë tjetër, një fytyrë shumë të suksesshme në kampionat”

Tutje Shotani thotë se synojnë që klubin ta dërgoj dhe mbaj në majat e futbollit kosovar dhe me synime të qarta që në 100 vjetorin e klubit të luaj edhe në garat evropiane.

Nga ana tjetër, Gajtazi thotë se nuk ka menduar aspak për të pranuar kalimin te Vushtrria.

“Jam menduar shumë pak për me ardh në Vushtrri duke marrë parasysh që klubi i Vushtrrisë është një klub me traditë të madhe dhe organizimi i ri, kryetari që më ka dhënë besim dhe fjalë të mira që ky klub ka me pas një të ardhme shumë të ndritshme”, thotë Gajtazi.

Debutimi i lojtarëve brazilianë mbetet ende i panjohur për shkak të formës ende jo plotësisht të duhur.

Në xhiron e dytë të Superligës, FC Vushtrria do të luaj kundër Trepçës’89 të dielën këtë vikend duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale