Gjilani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë konfirmuar sot (e shtunë) se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv Ertan Demirin.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.
Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89.
Karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës