Pasi kaloi tri vite me KB Trepçën ku sukseset nuk i munguan, basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Suharekë, tek Golden Eagle Ylli.
Ylli këtë sezon ka bërë një super ri-organizim të klubit dhe në radhët e veta e ka rikthyer ish-basketbollistin e vet, ku shkroi histori me këtë klub, shkruan Arbresh.info.
Erjoni për Yllin ishte paraqitur në sezonin 2020/21 dhe 2021/22, ku ishte faktori kyç në triumfet e Yllit në kampionat.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Suharekasit kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare me basketbollistin.
30-vjeçari është kampion i Kosovës katër herë në pesë vitet e fundit, pikërisht dy herë me Yllin, dhe po ashtu dy tituj tjerë me Trepçën.
Përveç Kastratit gjatë ditëve të kaluara, Ylli ka zyrtarizuar trajner Fotis Takianos, dhe ka vazhduar kontratat me basketbollistët Gëzim Morina, Lis Shoshi, Arian Çallaku dhe Artin Gashi. /Arbersh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...