FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit francez Kemehlo Nguena.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjilanase përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Nguena së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit të Letonisë, ku ka luajtur për ekipet Riga FC dhe Auda, ndërsa te Drita pritet të jetë një forcë shtesë në repartin e mesfushës.
Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë me klubin gjilanas deri në qershor të vitit 2027.
NJOFTIMI I PLOTË NGA KLUBI:
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, francezin Kemehlo Nguena.
Nguena së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Letonisë me ekipin e Rigës dhe Audës dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mesfushës.
Kemelho ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...