Drita ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, derisa tani kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist.
Sulmuesi anësorë francez, Alexandre Fressange është futbollisti më i ri i skuadrës gjilanase.
23-vjeçari ka qenë pjesë e Akademisë së PSG-së, derisa ka nënshkruar me Dritën kontratë dy vjeçare.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Alexandre Fressange është ardhja jonë e re
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi siguruar shërbimet e sulmuesit Alexander Fressinge.
Fressinge është 23 vjeçar vjen nga Parisi i Francës ku ishte pjesë e ekipeve zinxhir të PSG dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.
Alex ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ne, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të jetë një forcë shtesë e ekipit tonë.Bienvenue Alex. /Telegrafi/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira