Demitrius Conger është lojtari më i ri i Golden Eagle Ylli.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.
Basketbollisti amerikan është i gjatë 198 cm, dhe luan në pozitën e alos.
Conger muaj më parë ishte pjesë e Urunday në elitën e Uruguajit dhe luajti me 8.5 pikë në tre ndeshje të luajtura.
35-vjeçari në dy vitet paraprake luajti në Meksikë dy edicione radhazi me mesatare prej 12.6 pikëve.
Conger ndërtoi një karrierë shumë të gjerë në vende të njohura në Evropë si Franca, Spanja, Izraeli, Turqi, Gjermani, Greqi e Belgjikë./Arbresh.info
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli
Hapet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, kërkohen pajis...
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...