Parisi mbrëmë fitoi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur bindshëm Interin me rezultat 5-0 në finale.
Kontribut në këtë finale dha edhe francezi, Ousmane Dembele, i cili dhuroi dy asistime, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme ai edhe zyrtarisht u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve nga UEFA.
? UEFA Champions League Player of the Season: Ousmane Dembélé! ?#UCL | @PSG_inside pic.twitter.com/1BQFl4Ficf
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 1, 2025
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në rrjetin social X.
Dembele shënoi tetë gola dhe dhuroi gjashtë asistime gjatë gjithë sezonit në këtë kompeticion duke qenë lojtari më meritor në triumfin e PSG.
Ai gjithashtu është një ndër pretendentët kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” të këtij viti./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...