David Silva ka vazhduar kontratë edhe për një vit në Manchester City, ka njoftuar lideri i Premierë Ligës.
Mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni, tani ka të sigurt qëndrimin në klub deri në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Silva iu bashkua Cityt nga Valencia në vitin 2010 dhe ka qenë lojtari me ndikimin më të madh në historinë e klubit. Ai ka fituar dy tituj në Premierë Ligë, dy kupa në ligë dhe trofeun FA Cup.
https://twitter.com/ManCity/status/936233540504686594
“Jam shumë i lumtur që kam vendosur të ardhmen me Cityn”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të klubit.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me atë që kam arritur në City brenda shtatë sezoneve e gjysmë këtu dhe derisa Pep Guardiola është në detyrë, besoj që ne jemi në një pozitë të mrekullueshme për të fituar këtë sezon dhe të tjerët”
“Stili i futbollit që ne jemi duke luajtur është kënaqësi për të qenë pjesë e tij”
Silva ka qenë në formë të mirë këtë sezon duke krijuar tetë asistime në ligë për skuadrën e Pep Guardiolas, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen