David Domgjoni me skuadër të re. Mbrojtësi nga Prizreni është larguar nga Turqia duke u transferuar në Kazakistan.
26-vjeçari ka firmosur deri më 31 dhjetor të vitit 2024 me Tobol. Domgjoni ka luajtur me Tiranën, Laçin dhe Kastriotin në Superiore.
Lojtari shtatlartë kaloi një sezon në Kosovë te Liria e Prizrenit, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Turqi (Menemenspor, Manisa), Zvicër (Luzern) dhe Poloni (Nieciecza).
Domgjoni ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ndërkohë që në qershorin e vitit 2021 debutoi me Kosovën. Fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani./Ss
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...