Dani Alves ishte spekuluar se mund të transferohet në Premierligë apo të kthehet në Barcelona, mirëpo tani është bërë zyrtarisht e ditur se kapiteni i Brazilit do ta vazhdojë karrierën në vendlindje.
Klubi brazilian, Sao Paulo, e ka konfirmuar transferimin e 36-vjeçarit. Ata nuk paguan asnjë cent për këtë transferim, pasi që kontrata e Dani Alvesit me Paris Saint-Germainin u mbyll muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.
“For my country, for my people. For my beloved club.” @DaniAlvesD2 is here until 2022! ???? pic.twitter.com/10kLLLOrDI
— São Paulo FC (@SaoPauloFC_eng) August 1, 2019
Alvesi i është bashkuar klubit në një marrëveshje trevjeçare. Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë i Barcelonës dhe Juventusit tha se ai mund të kishte zgjedhur cilindo klub në botë, po zgjodhi të kthehet në Brazil.
Presidenti i klubit, Carlos Augusto de Barros e Silva, ishte i kënaqur që e mirëpriti Alvesin në Sao Paulo.
“Daniel Alves është mishërimi i planeve që ne drejtuesit e klubit i kemi menduar për Sao Paulon. Ai është njëri ndër lojtarët kryesorë në botë dhe është i njohur për profesionalizmin e tij”, ka thënë Silva.
“Ai është përjetësisht i etur për trofe dhe fitore dhe është i interesuar për vendin tonë. Kështu që, Sao Paulo fiton në të gjitha frontet e mundshme”.
“Një ditë unë i thashë atij se do të vinte të luaj në Sao Paulo, klubin e zemrës së tij. Sot, e kam kënaqësinë e madhe dhe krenarinë ta përmbushi këtë premtim”.
Alvesi i ka fituar 40 trofe në karrierën e tij me klube dhe Kombëtaren, duke u bërë kështu futbollisti më i suksesshëm në botë.
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League