Borussia Dortmundi ka finalizuar transferimin e anësorit të Freiburgut, Maximilian Philipp.
Reprezentuesi i Gjermanisë U21 ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare për një tarifë që raportohet të jetë rreth 17 milionë funta duke u bërë lojtari i katërt i rekrutuar nga klubi në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.
“BVB është njëri nga klubet më të mëdha në botë”, tha Philipp, i cili ishte duke u vëzhguar nga Tottenhami dhe RB Leipzig. “Është nder për mua që të jem në gjendje të luaj këtu. Besoj që në moshën 23 vjeçare unë jam në kohën e duhur për të marr këtë hap të guximshëm”
“Dua të vazhdoj zhvillimin tim te Dortmundi”
23-vjeçari, i cili cilësohet si zëvendësues i Marco Reus, ka shënuar nëntë gola dhe ka krijuar tri asistime sezonin e kaluar./arbresh.info
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...