FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.
Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.
Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe shtatë asistime për ekipin 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni realizoj 16 gola dhe bëri dy asistime.
Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A./arbresh.info.
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës