Ashtu siç pritej, Olympique Marseille ka konfirmuar largimin e sulmuesit italian Mario Balotelli.
Balotelli iu bashkua Marseilles në janar duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit dhe ka shënuar tetë gola brenda 15 paraqitjeve në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra franceze është duke pastruar skuadrën duke nisur kështu me ish trajnerin e Romas, Rudi Garcian, për t’i lënë hapësirë Andre Villas-Boas.
“Pozita e sulmuesit duhet të përmbushet pasi Mario Balotelli nuk do të vazhdojë aventurën e tij me L’OM”, ka konfirmuar presidenti i klubit Jacques-Henri Eyraud.
West Ham United është përfolur për transferimin e ish sulmuesit të Milanit dhe Interit në Angli./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër