Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Ballkani nga Theranda ka vazhduar me përforcime.
Klubi nga Theranda ka transferuar mbrojtësin me përvojë të madhe në elitën e futbollit kosovar, Dardan Jashari.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Ballkanit nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në Facebook.
Jashari i është bashkuar Ballkanit nga skuadra e Llapit kur qëndroi për disa sezone në Podujevë.

“Dardan Jashari është futbollist i ri i Ballkanit. Falënderojmë Llapin për mundësinë e bashkëpunimit”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit.
Jashari është prezantuar në zyrat e klubit dhe ka zgjedhur fanellën me numrin gjashtë.
Kujtojmë që klubi nga Theranda synon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa është edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës ku synojnë triumfin në këtë garë.
https://www.facebook.com/Ballkani1947/posts/2246927108878328
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...