Tashmë është zyrtare. Atalanta do të ketë pronar të rinj pasi klubi i është shitur një grupi investitorësh amerikanë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e tyre.
Në të thuhej se grupi i investitorëve i udhëhequr nga Stephen Pagliuca ka blerë 55% të aksioneve të Atalantës. Nga ana tjetër, familja Precassi do të mbajë 45% të aksioneve të klubit.
Për sa i përket Stephen Pagliuca, ai është bashkëpronar edhe në ekipin e NBA, Boston Celtics. Gjithashtu ai është bashkëkryetar i Bain Capital, një nga fondet kryesre të investimeve në botë.
Atalanta bëhet kështu ekipi i gjashtë në Serie A që ka pronarë amerikanë. Bashkë me të janë edhe Milan, Fiorentina, Roma, Spezia dhe Venezia.
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm