Zyrtare: Arsim Thaqi, trajneri i ri i Dritës

16:57 | 4 Janar 2023
KRG

Tashmë është zyrtare. Arsim Thaqi do të jetë trajneri i ri i Dritës.

FC Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë.

Treneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.

Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndimës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi gjilanas fillon fazën përgatitore.

Shpërndaje në rrjete sociale