Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se Unai Emery është trajneri i tyre i ri duke e zëvendësuar Arsene Wengerin pas 22 viteve.
Ish trajneri i Paris Saint Germain do të marr timonin e klubit në Emirates në efekt të menjëhershëm pas largimit nga gjiganti në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja personale e spanjollit publikoi lajmin mbrëmjen e kaluar, por klubi tani e ka zyrtarizuar marrëveshjen me të.
“Unai Emery është tani trajneri jonë i ri”, shkruan Arsenali në faqen e tyre zyrtare.
“Ai i bashkohet klubit pas dy sezoneve në Paris Saint Germain, ku ai së fundmi fitoi tripletën – Ligën 1, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës”
Emery ka zbuluar gjithashtu se është i lumtur duke thënë: “Jam i kënaqur që po i bashkohem njërit nga klubet më të mëdha në lojë”./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/999207906951204865
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...