Arsenali ka finalizuar transferimin e sulmuesit të ri të talentuar

.
16-vjeçari irlandez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Topçinjtë” pasi impresionoi trajnerin e gjigantit londinez, transmeton portali arbresh.info.
McEneff ka shënuar gola te skuadra irlandeze Coleraine para se Steve Morrow, drejtori i Arsenalit për transferime, rekomandoi sulmuesin te trajneri Arsene Wenger.
Tani, synimet e tij janë rritur për të siguruar gjithashtu një pozitë te skuadra e parë.
“Jam i vendosur shumë mirë në Londër”, ka thënë ai për mediat angleze.
“I njoh të gjithë lojtarët që kanë ardhur këtu gjatë viteve të kaluara. Kur jeni në Arsenal, sigurisht qëllimi është që një ditë të luaj në skuadrën e parë”
Transferimi i McEneff vjen ende pa u bërë 24 orë nga nënshkrimi me sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette./arbresh.info

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...