Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin e tyre të parë nën epokën e Unai Emery me arritjen e reprezentuesit zviceran Stephane Lichtsteiner.
Mbrojtësi veteran ka arritur nga Juventusi, nga ku u largua pasi fitoi shtatë tituj në Serie A dhe shtatë kupa te gjiganti italian, transmeton portali arbresh.info.
“Stephan sjell një eksperiencë të madhe dhe lidership në skuadrën tonë”, ka thënë trajneri Unai Emery.
“Ai është një lojtar me kualitet të madh me një qëndrim shumë pozitiv dhe shumë i përkushtuar. Stephan do na përmirësoj neve brenda dhe jashtë fushe”
Lichtsteiner do të vesh fanellën me numër 12 dhe pritet të konkurroj me spanjollin Hector Bellerin për pozitën në krahun e djathtë./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1003985460203532288
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën